Në Francë ka edhe më keq se në Angli! I duheshin 20 gola për të fituar kampionatin, AC Arles fiton 22-1 në ndeshjen e fundit: Portieri nuk kishte doreza

Nëse çmenduria e Bristol Roversit që i duhej 7 gola për t’u ngjitur në Kategori dhe fitoi 7-0 mund t’ju ketë shokuar, në Francë mund të tmerrohesh. Sigurisht që niveli i Kategorisë dhe episodi të ndodhur në Francë është më e ulët, por shifrat janë të çmendura dhe kanë marrë vëmendjen e të gjitha mediave.

AC Arles ka arritur të fitojë ndaj Sempetemes në shifrat 22-1, ndërsa i duheshin me patjetër 20 gola diferencë për të marrë vendin e parë. Kjo ndeshje është zhvilluar në Regional 2 ose ndryshe niveli i 7 për nga rëndësia e kampionatit, por gjyqtarët e vendosur në këtë ndeshje ishin profesionistë, të paktën në emra.

E përditshmja “La Provence” raporton se ky rezultat është të paktën i dyshimtë dhe autoritetet e futbollit nuk kanë vonuar shumë dhe tashmë kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ka pasur shkelje këtu. Ndërkohë AC Arles ka mbajtur qëndrim duke ia veshur fitoren e thellë paraqitjes së kundërshtarit që sipas tyre ka marrë lojtarë amator që janë regjistruar një ditë para ndeshjes dhe madje portieri i tyre nuk kishte as doreza. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *