Në “Elbasan Arena” apo në “Uembli”? Federata merr vendimin për ndeshjen Angli-Islandë

Një lajm i bujshëm erdhi nga Anglia pak ditë më parë, ku Shqipëria mund të hapte dyert për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes “tre luanëve“ dhe Islandës. Qeveria britanike ndalon çdo të huaj që udhëton nga Danimarka të hyjë brenda kufirit të tyre. Kjo ngriti një shqetësim për shkak se islandezët përpara se të udhëtonin drejt Londrës duhej të luanin sfidën e tyre në Danimarkë.

Në këto kushte u shqyrtua me seriozitet mundësia e një fushe neutrale dhe “Elbasan Arena“ ishte alternativa më e mundshme. Por tashmë Federata Angleze ka marrë një vendim zyrtar për këtë çështje. Qeveria ka pranuar të lejojë Kombëtaren e Islandës të udhëtojë në Londër dhe ndeshja do të luhet në “Uembli“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *