Pandemia Covid-19 tashmë po përhapet me shpejtësi edhe në Spanjë, megjithëse në shtetin andaluzian janë marrë masat e izolimit. Por mënyra se si elita politike po e menaxhon këtë situatë nuk e ka lënë aspak të kënaqur ish-futbollistin e Realit të Madridit, Ivan Campo. Ky i fundit është rebeluar ndaj politikanëve, duke i akuzuar për gënjeshtra të vazhdueshme dhe se duket sikur nuk jetojnë në të njëjtën botë me ta.
“Pas të dëgjuarit kaq shumë mashtrime dhe gënjeshtra të vazhdueshme nga të gjithë politikanët e Spanjës, të cilët vunë medaljet e tyre duke ditur që po vinte një pandemi globale, dhe nuk kanë ngritur asnjë dreq gishti. Çdo ditë shkon drejt përkeqësimit për shkak të mospërputhjes dhe paaftësisë së tyre.
Kam lexuar tani që Kryeministri po zgjat gjendjen e alarmit për krizën e koronavirusit edhe për 15 ditë të tjera nga sot. Por a nuk e bëtë një konferencë shtypi dje dhe a mund t’i komunikonit kombit? Në cilën m** bote jetoni?”, ka reaguar ish-lojtari spanjoll i Realit të Madridit, Campo./Sport Ekspres/