Në Burrel fusha nuk kalon “klasën”, sfida delikate ndaj Vllaznisë B luhet në Tiranë

Në prononcimin e tij për “Sport Ekspres” tekniku i matjanëve, Julian Ahmataj tha se Vllaznia B është rivali kryesor i Burrelit. Ndeshja do të luhet në Pezë-Helmës, sepse specialistë të FSHF-së kanë konstatuar se fusha e “Liri Ballabanit” nuk është e përshtatshme për t’u luajtur ndeshja. Fusha nuk ka me borë, por ekspertët kanë konstatuar se shkrirja e saj e ka qullosur tapetin dhe nuk mund të luhet më në të. “Ndeshja përballë Vllaznisë B është shumë e rëndësishme. Luajmë me rivalin direkt dhe na duhet të fitojmë patjetër, – shprehet trajneri Ahmataj. Duhet të japim maksimumin sepse rruga jonë drejt shpëtimin të ekipit është të luftojmë dhe fitojnë në ndeshje të tilla”, – shtoi ai. “Burreli, ka mënyrën e vet të lojës dhe ajo nga java në javë ka ardhur duke u përmirësuar”. Ahmataj nënvizoi se Bashkia e Matit ka plotësuar nevojat e skuadrës dhe stafit teknik. “Kemi kushte normale për stërvitje, ashtu si ekipet e Superiores. Po ashtu gjatë merkatos së dimrit bashkia dha kontributin e saj dhe aktualisht kemi lojtarë cilësorë. Na takon ne, të luajmë më shpirt, drejt realizimit të objektivit që i kemi vënë vetes”.

Formacioni i mundshëm: Selaci, Ujkaj, Ibrahimllari, Stana, Danaj, Osmanllari, Peci, Mëllugja, Simonov, Bërdufi, Beçka. Trajner: J. Ahmataj.

Vllaznia B, pika bën punë ndaj matjanëve

Vllaznia B duket optimiste në prag të ndeshjes që do të luaj sot me Burrelin në Tiranë. Një duel mjaft interesant që pritet të ketë edhe vëmendjen e shumë tifozëve nga të dyja kampet, duke qenë se të dyja ekipet brenda tyre kanë kualitete, por edhe synojnë mbijetesën.  Skuadra e trajnerit Kraja do të jetë e plotë në takimin e sotëm.  Kuqeblutë kanë si synim mbijetesën, ndaj duan që të mos dalin pa pikë nga kjo transfertë. Vllaznia B ka në gjirin e vetë, jo vetëm talente nga skuadrat e moshave kuqeblu, por edhe lojtarë që kanë qenë pjesë, madje edhe titullarë në skuadrën e parë këtë sezon, apo edicionet e shkuara.

Formacioni i mundshëm: Vjerdha, Ruqi, Miloti, Hoxhaj, Balaj, Borshi, Hysenaj, Hajdari, Hasani, Prençi, Dyca. Trajner: E. Kraja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *