Egnatia është kthyer te fitorja pas shumë kohësh mungese. Ekipi i Tetovës ka fituar me shifrat 4-1 ndaj Kastriotit në një ndeshje spektakolare. Dëamena ishte heroi i takimit me dy gola të shënuara. Greca shënoi golin e nderit të Kastriotit në minutën e 28, që solli barazimin e përkohshëm.
Pasi Dëamena i dha avantazhin 2-1 Egnatia, ishte Redi Kasa, lojtari i dalë nga akademia e Parmës që përfitoi në zonë në minutën e 62 për golin e tretë. Në fund kishte vend edhe për Xhekson që të vuloste historinë e takimit. Nga krahu tjetër, Bylis dhe Erzeni janë ndarë në barazimin 1-1. Të parët kaluan vendasit në avantazh me anë të Eskuerdinha në minutën e 63. Por në të 85 ishte Kahrimanovic që shënoi nga penalltia me stilin “alla Jorginho”. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në Oversport:
Cela: “E kishim lojën në kontroll, po e kontrollonim topin. Kishim ekuilibër, por e them pa frikë që kemi bërë gabime amatoreske. E kishim përgatitur ndeshjen shumë mirë, por mbrojtja nuk ishte në linjë. Ne bënim lojën, Egnatia bënte golat me cilësitë individuale të lojtarëve të tyre. Nuk jam fare i kënaqur. Kundërshtarët shfrytëzuan rastet e tyre, i uroj. T’i bëjmë ysmetin ndeshjeve të tjera. Ne nuk kemi alternativa të tjera, nuk është se kam diçka në xhep, i nxjerrë të gjith aty. Sot ishte gjithçka e zezë, ekipet e mia nuk sillen kështu”.