Peter Pakult po bën një punë të shkëlqyer te Kukësi, që është gjithnjë e më pranë sigurimit të vendit të dytë në Superiore, që mund të vlejë shumë në fund të sezonit, sepse pritet vendimi për të ardhmen e Skënderbeut në kiupat e Europës dhe vendi i dytë me shumë gjasa do të luajë në Champions League.
Trajneri 58-vjeçar sot është përmendur në Austri, në lidhje me kthimin aty, sepse Volfsberger AC po kërkon trajner. Në krizë porej disa javësh, Volfsberger ka pushuar nga puna trajnerin Hajmo Pfajfenberger, ndërsa në sitet austriake përmendet edhe Pakult si alternativa për të marrë drejtimin e skuadrës që renditet e parafundit në Bundesligën austriake.
Gjithsesi, edhe nëse Pakult tundohet, zor se Kukësi e lë të lirë, pasi kontrata e detyron të qëndrojë në Shqipëri dhe deri në verë të paktën, Kukësi nuk ka ndërmend të nisë nga e para kërkimin për trajner.