Ndryshoi ndeshjen në pjesën e dytë, Deshampit i mjafton vetëm një fjali për të motivuar Francën

Argjentina ka fituar për të tretën herë Kupën e Botës pas një finaleje me emocione të mëdha kundër Francës. Amerikano jugorët e nisën vrullshëm këtë ndeshje kaq vendimtare, duke dominuar tërësisht pjesën e parë, si në rezultat edhe në lojë. Madje kjo shihet qartë në faktin se në minutën e 40 Deshamp vendos të kryejë dy zëvendësime.

Franca ndryshon fytyrë në pjesën e dytë, teksa Deshamp diti si të motivojë lojtarët e tij. Vetëm një fjali i ka mjaftuar trajnerit të trikolorëve për të shtyrë futbollistët të japin më të mirën e tyre. “Ata janë duke luajtur finalen e Kupës së Botës, ne jo“, ishte fraza që Didier Deshamp i ka thënë lojtarëve të Francës. Kaq ka mjaftuar që këta të fundit të kuptojnë se ndodhen në pikën kulminante të këtij Botërori dhe se duhet të zgjohen për të lu.ftuar për trofeun./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *