UEFA ka një ide për të nisur një mini-turne ku do të përfshihen katër klube evropiane. Një fitues i Champions League do të kishte një vend të garantuar atje dhe tre skuadra të tjera më të mira evropiane. Ndoshta gjysmë finalistët e Champions League, megjithëse ka mundësi që thjesht të përzgjidheshin, klube të mëdha.
Formati i ri do të nisë në vitin e ri. Ideja duhet të tërheqë shumë drejtues të klubeve më të mira evropiane që duan të konkurrojnë mes skuadrave më të forta. Në këtë grup duhet të përfshihet timonieri i Real Madridit, Florentino Pérez, një nga personat që dëshironte Superligën.
Nuk është gjithçka. TheAthletic.com shton se autoritetet e disa prej klubeve më të mira evropiane po shqyrtojnë mundësinë për të luajtur një grup të caktuar ndeshjesh të Champions League jashtë Evropës. Bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara, Kinën apo vende nga Lindja e Mesme. Një nga promotorët kryesorë të “largimit” të Champions League nga Kontinenti i Vjetër raportohet se është presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/