Ndryshime në formacionin vlonjat, Pollozhani zëvendëson Sidiben

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Do të ketë lëvizje të detyruara në formacionin e Flamurtarit për takimin e sotëm me Skënderbeun. Mungon Sidibe dhe mendohet se vendin e tij do ta zërë Artim Pollozhani, i cili do të lërë qendrën e mbrojtjes dhe do të spostohet në rolin e tij natyral.

Nga ana tjetër, Muarem mund të luajë nga minuta, ndërkohë që ka një balotazh mes Hoxhës dhe Nedeljkoviçit për një vend në formacion. Nuk përjashtohet ndonjë surprizë me Tunkara, por mundësitë më të mëdha janë që ai ta nisë nga stoli takimin.

Formacioni i mundshëm i Flamurtarit

Nurkoviç – Siljanovski, Bicaj, Veliu, Musta – Pollozhani, Useini – Hoxhaj, Muarem, Alvesh – Bushiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *