Koronavirusi ka pushtuar gjithë botën, ndërsa kjo pandemi është më prezente në Europë. Ndërkohë futbolli europian mbetet në pezull, ndërsa janë shtyrë të gjitha kampionatet sa i përket elitës.
Një nga zgjidhjet më të diskutueshme dhe si variant jepet shpallja e kampionit para kohe. Kjo u shtrua si tezë edhe në Itali, por është e pamundur që të ndodhë, pasi Skudeto është më e hapur se kurrë. Juventusi dhe Lacio janë thuajse në të njëjtin vend, ndërsa edhe Interi ka shpresat e tij.
Po çfarë do të ndodhi në “Premier League”? Sipas asaj që raporton “Telegraph”, në Angli nuk ka fare mos pëlqime nga ekipet e tjera dhe duan që të shpallet Liverpuli si kampion i parakohshëm, ndërsa ishte vetëm dy fitore larg.
Por situata problematike është për vendet e Europës dhe mbijetesës. Këtu pritet që të shihet zgjidhja që do t’i jepet, ndërsa UEFA do të dalë me një deklaratë të martën. /Sport Ekspres/