“Ndoshta edhe nuk më lejohet”, Refik Halili: Dua të shpërthej! Jam më i keq se “tifozët e këqinjë”

Top Channel ka nisur një dokumentar për klubin e Tiranës ndër vite, sa i përket 100 vjetorit. Pjesa e dytë e emisionit “Exclusive” do të publikohet në ditën e dielë. Shumë rrëfime do të ketë nga figura me peshë të madhe në klubin bardheblu, por njëkohësisht edhe nga ana e presidentit të ekipit, Refik Halili. Ky i fundit shprehet se është tifoz i flaktë i skuadrës në fragmentin e shkurtër që ka dalë, duke thënë se është “më i keq” edhe se sportdashësit “e këqinjë” që shpërthejnë në stadium për klubin e tyre.

“Për moshën që kam unë ndoshta edhe nuk më lejohet, por jam edhe më i keq se disa që thonë jemi “të këqinjë”. Pra jam tifozë dhe herë-herë edhe unë dua që të shpërthej. Gjithmonë kam pasur dëshirën për të bërë një ekip që të shkojë te objektivi, për t’u shpallur kampion”, ka thënë Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *