Entuziazmi i titullit kampion te Tirana është i madh, sidomos duke parë se vjen pas fitores së derbit me Partizanin. Drithërimat kanë kapluar edhe operatorin e emisionit “Ora Sport” që transmetohet në “Ora Neës”.
Teksa po transmetohej emisioni, operatori ka ndërhyrë duke u futur me një shall të Tiranës. Më pas ka vendosur që shallin t’ia dorëzojë Tefik Osmanit, i cili ishte i ftuar në studio për të treguar suksesin e arritur nga bardheblutë. /Sport Ekspres/