“Ndjesi e keqe kur e sheh nga stadiumi”! Hysaj: Shqipëria nuk ka qenë kurrë si tani, mund të shkojmë në Botëror

Shqipëria arriti të fitonte me shifrat 1-0 ndaj Hungarisë. Kuqezinjtë do të përballen në ditën e nesërme ndaj San Marinos në Elbasan Arena. Ndërkohë në konferencën për shtyp ka dalë trajneri Reja dhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi shkodran u shpreh:

“Ndjesi shumë e keqe kur e sheh ekipin nga stadiumi dhe nuk i jep dot një dorë. Mund të kualifikohemi, të shkojmë në Katar. Jemi ekip shumë i fortë. Shqipëria nuk ka pasur kurrë lojtarë kaq shumë cilësorë, që luajnë në ekipe të nivelit të lartë. Duhet të kemi besim në vete dhe në forcën tonë. Polonia apo Hungaria? Polonia ka Lewandowskin, Hungaria është si ne, grup i fortë.

Mesfusha dha maksimumin ndaj Hungarisë, duhet të kemi edhe sulmues që shënojnë. Cikalleshi ia doli, Broja gjithashtu. San Marino? Tre pikët do të jenë të tonat me se sbën. Na ka ngelur pak inati me Poloninë pasi gjithë statistikat flisnin për ne, e keni parë ndeshjen”, tha Hysaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *