“Ndjenjë e pabesueshme që shënova në derbi”, Armando Broja flet pas fitores: Dua të shënoj në skenën e madhe

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Armando Broja bëri një rikthim të mrekullueshëm pas dëmtimit të vështirë që kaloi. Sulmuesi shqiptar shënoi gol në ndeshjen e tij të parë si titullar që pas dëmtimit. 22-vjeçari ka folur për “Matchday” në “Sky Sports” pas përfundimit të derbit me Fulham-in, ku ka shprehur kënaqësinë që i ka dhënë goli i shënuar dhe fitorja e sotme.

“Si një sulmues, gjithmonë dëshiron të shënosh, në skenën e madhe dhe në momentet e rëndësishme. Është një ndjenjë e pabesueshme të shënoj në derbi dhe është e mrekullueshme të marrim tre pikët, që është gjëja më e rëndësishme“, ka thënë Armando Broja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *