Nesër në orën 19:00 “Air Albania” do të hapë dyert për derbin e kryeqytetit. Tirana dhe Partizani do të masin forcat në një ndeshje që ka një vlerë të veçantë përtej tre pikëve. Por nëse tifozët e Partizanit do të lajmëronin për bojkotim nëse u kërkohet mjet identifikimi në hyrje të stadiumit, rivalët e tyre bardheblu kanë vendosur të mbajnë një qendrim krejt të kundërt.
Megjithëse në takimet e fundit tifozët e Tiranës i kanë sjellë një dëm financiar arkave të klubit, teksa kanë dëmtuar ulëset e stadiumit “Air Albania”, duket se këtë herë kanë zënë mend. Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” kërkojnë nga anëtarët e tyre që të ndjekin me kujdes udhëzimet, ndërsa shtojnë se mbarëvajtja e takimit do të jetë thelbësor ditën e nesërme./Sport Ekspres/