Ndihmësi iu zyrtarizua te Arsenali, befason Guardiola: Nuk e di se çfarë ndodhi!

Ndihmësi i Pep Guardiolës, Arteta, u kthye te Arsenali dhe këtë herë jo si lojtar, por si trajner. Pikërisht për të zëvendësuar Unai Emeri që u shkarkua për rezultatet e dobëta. Të gjithë tifozët besojnë shumë në aftësitë e Artetës, pasi ka qenë ndihmësi kryesor i Guardiolës te Manchester City.

Por teksa pritej që numri një i “qytetarëve” të jepte deklaratat e zakonshme për të uruar mikun e tij në aventurën e re, ndodhi krejtësisht një befasi. Guardiola është shprehur se gjithçka ishte jashtë kontrollit dhe nuk mund ta quajë korrekte këtë largim, të paktën jo me siguri të plotë për moment.

“Unë nuk jam i përfshirë nga prapa skenave, vetëm drejtorët e përgjitshëm ose më mirë personat përgjegjës. Ajo që ndodhi ishte jashtë kontrollit tim. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur. Unë nuk e di nëse rruga sesi erdhi e gjitha kjo ishte korrekte, apo jo korrekte. Thjesht nuk e di”, ka thënë Guardiola kur u pyet për largimin e Artetas te Arsenali. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online