Ndeshjet në shtëpi/ Kukësi është një rast paradoksi, Flamurtari tregon “shenjat e jetës”

“Të jesh i fortë në shtëpi, por pa e pasur një të tillë”, kjo është situata paradoksale e Kukësit. Në këto 21 javë të Superiores deri tani, verilindorët kanë grumbulluar më shumë pikë se të gjitha skuadrat e tjera në ndeshjet që luan si pritës.

Megjithatë deri sa të përfundojnë ndërtimet e arenës së tyre në qytet, që pritet t’i jepet fund në mbylljen e këtij kampionati, Kukësi ka udhëtuar në stadiume të ndryshme në Shqipëri. Për këtë arsye kanë munguar edhe tifozët, një problem ky i stërpërsëritur nga lojtarët dhe trajneri Duro.

Ndërkohë nga ekipet e tjera pretendente, Partizani është ekipi që ka zhgënjyer më shumë, duke grumbulluar vetëm 21 pikë. E për t’u ndalur nga Flamurtari, që në takimet që luan në shtëpi, pavarësisht se të braktisur nga tifozët, kanë arritur të marrin të gjitha pikët që kanë në total aktualisht në Superiore. Vlonjatët kanë grumbulluar 6 pikë dhe këto janë të arritura të gjitha në shtëpi, pasi në transfertë nuk numërojnë ende barazimin e parë, për të mos diskutuar më pas për fitoren. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *