Eduart Zhupa e ka konsideruar teatër javën e 34-t të “Abissnet Superiore”. I ftuar në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN”, trajneri shqiptar ka deklaruar se e vetmja ndeshje e luftuar ishte ajo mes Teutës dhe Tiranës. Zhupa ka shprehur habinë e tij se si krerët e pankinave qendronin të qetë dhe të pashqetësuar ndërsa ekipi pësonte ose shënonte gola.
“Po t’i referohemi javës, përveç Durrësi-Tirana, që u luftua dhe u luajt drejt, pjesa tjetër ishte teatër. Unë i pashë ‘live’ të 4-ta. Unë nuk e marr vesh… po të shikoje gjuhën e trajnerëve në pankinë, ishin jashtëzakonisht të qetë. Edhe kur shënonin gol, edhe kur pësonin gol. Dy vendet e para, si mund të tolerojnë në këtë formë?! Mua më erdhi keq për tifozët e Elbasanit që ishin të pranishëm në stadium. Mënyra se si u luajt ndeshje, një njeri që ka luajtur futboll e kupton që ishte tërësisht teatër”, ka thënë Eduart Zhupa./Sport Ekspres/