Superiorja do të rikthehet me tre ndeshje të fundjavës, ndërsa e para do të jetë përballja mes Luftëtari-Bylis dhe Teuta-Flamurtari. Ballshiotët nuk janë më të njëjtët duke e krahasuar me vitin 2019, duke pasur një bilanc negativ në këtë vit të ri.
Kjo ka bërë që ekipi i Dovedan të humbas shumë vende në renditje dhe të afrohet me pozicionin që të dërgon në “Play-Off” për Kategorinë e Parë. Nëse do të ketë një tjetër dështim në Gjirokastër, atëherë ky diskutim do të bëhej serioz. Në orën 14:00 do të luhet edhe një tjetër ndeshje, me Teutën që shihet favorite ndaj Flamurtari. Ndërkohë gjithë vëmendja është te ndeshja e orës 17:00 në “Air Albania”, aty ku Tirana kryesuese luan ndaj Laçit. /Sport Ekspres/
Luftëtari-Bylis
Teuta-Flamurtari
Tirana-Laçi