Ndeshjet e Europës nuk lihen në errësirë, Teuta-Beitar vjen falas për shikuesit shqiptar

Tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë që të ndjekin falas edhe një tjetër përballje sa i përket ekipeve shqiptare në Europë. Këtë herë fjala është për Teutën e drejtuar nga Martini e cila do të luajë përballë Beitar, një kundërshtar ky me më tepër të panjohura dhe më i vështirë për t’u parashikuar.

Këtë ndeshje do ta keni mundësinë për ta ndjekur në “RTSH”, duke ardhur kështu në shtëpinë e çdo tifozi shqiptar. Pra asnjë takim nuk do të lihet në errësirën e stadiumeve të boshatisura, ku pavarësisht se tifozët mungojnë, ekipet shqiptare kanë mbështetjen e sportdashësve që i ndjekin nga shtëpitë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *