Ndeshja mes Evertonit dhe Arsenalit është mbyllur në një barazim pa gola. Loja ishte më në kontroll nga topçinjtë, megjithëse nuk kanë arritur që të konkretizonin rastet e tyre. Pas këti barazimi, Arsenali mbetet 6 pikë larg zonës së “Champions League” dhe me një ndeshje më shumë të luajtur. Ndërkohë nga ana tjetër, Evertoni afrohet me zonën e ftohtë të renditjes.
Gjithashtu një e veçantë në këtë takim, është se të dy trajnerët e këtyre skuadrave ishin të zyrtarizuar vetëm pak orë më parë. Pikërisht për këtë arsye Mikel Arteta dhe Karlo Ançeloti i kanë ndjekur ndeshjet nga tribuna. /Sport Ekspres/