Ndeshja e veçantë dhe me fitore për Marash Kumbullën, e ndiqnin scout nga Atalanta

Verona ka zhvilluar ndeshjen e radhës kundër Spal, të cilën e fitoi me rezultatin 0-2. Nga minuta e parë në këtë takim e nisi edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla. Ky i fundit po zhvillon një sezon fantastik me ekipin italian dhe një gjë e tillë ka bërë që shqiptari të tërheqë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Përkrah Interit, Juventusit dhe Napolit tani rreshtohet edhe Atalanta. Bergameskët kishin dërguar vëzhguesit e tyre për të ndjekur nga afër 19-vjeçarin, duke treguar kështu interes për mbrojtësin kuqezi. Atalanta luan të njëjtin sitem në mbrojtje sikurse Verona, ndërsa sërish do të gjendej në shoqërinë e një tjetër lojtari shqiptar në prapavijë, Gjimshitin./Sport Ekspres/