“Ndërruam 3 trajnerë? Merreni me Kukësin se vetëm ne japim lajm”, Gjici tërhiqet nga titulli: Me këto diferenca…

Safet Gjici ka dhënë një intervistë për mikrofonin e “News 24”, ku ka folur mbi objektivat e tanishëm të Kukësit, si dhe me stadiumin e ri të klubit verilindorë. Blutë e nisën sezonin me synimin për titull kampion, por tanimë edhe vetë presidenti i nderit të klubit kuksian e kupton se një objektiv i tillë duket i largët. Megjithatë, Gjici shprehet se Kukësi do të mbetet po aty për të përfituar nëse do i jepet mundësia deri në fund të këtij kampionati. Sa i përket pjesës së stadiumit, kreu i skuadrës verilindore beson se do të jetë gati brenda 3-4 muajve që nga momenti i kalimit të fondeve nga ana e qeverisë, gjë që pritet të ndodhë së shpejti.

“Kemi një kalendar të vështirë dhe aty do të duket komplet forma e ekipit, kur të ndeshemi me rivalë direkt. Nuk kam ndryshuar 3 trajner, por vetëm 1. Hallaçi ka qenë aty, ka qenë trajner i U21. Se gjithmonë këto mediat veëm me Kukësin merren, sepse Kukësi jep lajm të tjerët nuk japin. Nuk e kuptoj ku janë 3 trajnerët. Kukësit i duhej një trajner si Josa. Objektivat në fillim të sezonit ka qenë për titull kampion.

Por tani ne shqyrtojmë edhe renditjen e ekipeve. Vllaznia tani është shkëputur goxha dhe është me meritë atje ku është. E nëse na afrohet vendi i parë, në kuptimin që ne ti fitojmë ndeshjet tona, pastaj po gabuan ata, ne aty jemi dhe do sulemi përsëri. Por me këto distanca pikësh që kemi nuk mund të themi që jemi për titull kampion. Dy objektiva të rëndësishëm tani janë Kupa e Republikës dhe pjesëmarrja në Europë.

Ne së fundmi kemi bërë të mundur me kryeministrin Rama, kemi biseduar dhe është dhënë një urdhër të nxirren fondet e stadiumit sa i takon pjesës së qeverisë. Natyrish pjesa e Federatës është e gatshme. Jo më gjatë se dje kemi biseduar për të plotësuar dokumentacionin, për mbledhjen e firmave për të kaluar fondet në stadiumin e Kukësit në pjesën e qeverisë. Unë besoj që në momëntin që kalojnë fondet në 3-4 muaj stadiumi është i përfunduar”, ka thënë Safet Gjici./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *