Ndarja me Napolin është e sigurt, Elseid Hysaj përfundon në bllokun e shënimeve të gjigantëve europian

Aventurës disa vjeçare me Napolin do i vijë fundi në verën e ardhshme. Elseid Hysaj ka refuzar të rinovojë kontratën e tij me të kaltrit dhe në qershor do të largohet me parametra 0. Ndarja është e sigurt dhe menaxheri i shkodranit ka nisur të gjejë terrenin e përshtatshëm për të ardhmen e tij.

Shumë skuadra janë të gatshme për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar, ndërsa një emër i ri del në skenë së fundmi. Madje bëhet fjalë për një gjigant të futbollit europian. Sipas asaj që raporton “Calciomercato.com”, Hysaj ka përfunduar në bllokun e shënimeve të PSG-së.

Menaxheri Xhufredi ia ka sugjeruar emrin e futbollistit të Kombëtares kuqezi drejtuesëve të klubit francez, të cilët do të vlerësojnë profilin e Hysajt dhe në merkaton e verës do të vendosin nëse do të hedhin hapin e tyre për të paraqitur një kontratë në tryezë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *