Është caktuar gjyqtari kryesor i sfidës mes Mançester Sitit dhe Liverpulit. Arbitër në këtë takim do të jetë spanjolli Lahoz. Guardiola nuk ka kujtime të bukura me këtë gjyqtar. 14 muaj më parë, ishte pikërisht gjyqtari Lahoz që do të arbitronte ndeshjen mes Mançester Sitit dhe Monakos, edhe kjo e vlefshme për Ligën e Kampioneve.
Ky takim ishte mjaft i përfolur, pasi sipas Guardiolës, Lahoz nuk ishte në lartësinë e duhur për të mbajtur atë ndeshje. Shkak për deklaratat e teknikut spanjoll u bë një penallti i mohuar në favor të sulmuesit Aguero. Lahoz ka arbitruar dy ndeshje të Sitit dhe ka dhënë tri penallti kundër tyre (Një Monakos dhe dy Napolit).