Sikur të mos mjaftonte vala e dytë e Koronavirusit që ka goditur Europën dhe veçanërisht Italinë, në shtetin fqinj janë duke përjetuar edhe një tjetër goditje të natyrës. Kjo po rrezikon përballjen mes Crotones dhe Lacios e vlefshme për Seria A.
Qyteti është përfshirë nga një mot i keq dhe që nuk po tregon aspak shenja “qetësimi”. Rreshjet e mëdha kanë marrë përparësinë duke pushtuar rrugët e qytetit, që ngjajnë me pamjet e një filmi të frikshëm.
Aktualisht ka reshje të shiut të dendur dhe njëkohësisht po fryn një erë shumë e fortë. Ndeshja është në rrezik, por për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këtë përballje. Kjo pasi skuadrat do të zbresin në orën 15:00 për të bërë edhe provën e fundit nëse janë kushtet e duhura për ta përmbyllur këtë ndehsje. /Sport Ekspres/