Napoli shfrenon fantazinë, drejtori sportiv kërkon mbrojtjen e Veronës

Paraqitjet jo të mira të Napolit kanë shkaktuar jo pak debate mes trinomit lojtarë-trajner-president. Nga ana tjetër tifozët ishin ata të cilët kërkonin edhe më tepër llogari për dobësimin e skuadrës. Javë pas jave Napoli e pa veten të parakaluar nga Juventus, Inter, Lazio, Atalanta, Roma e madje edhe Cagliari. Thirrja e Anchelotit për t’u shpallur kampion i Seria A duket se nuk funksionoi, ose të paktën Napoli nuk është ende gati për një titull.

Në këto kushte, rinovimi i skuadrës mbetet ilaçi më i mirë i situatës së krijuar. Por në këtë pikë, drejtori sportiv, Cristiano Giuntoli, e ka shfrenuar paksa fantazinë. Ai së fundi mësohet se po kërkon të fus një frymë komplet ndryshe tek napoletanët. Të paktën shtatë janë emrat që Giuntoli ka pikasur për të afruar në ekip përfishirë këtu edhe mbrojtjen e Veronës. Kumbulla-Rrahmani janë dyshja e preferuar e tij deri më tani, për të tentuar blerjen e tyre gjatë verës.

Transferime që në rastin më të mirë do i kushtonin goxha napoletanëve  në buxhetin e shpenzimeve, nisur nga forma fantastike që po kalojnë shqiptarët. Në kampionat Kumbulla e Rrahmani janë cilësuar si një nga mbrojtjet më të mira përballë kundërshtarëve të fortë si Juventus, Inter madje dhe Napolit./Sport Ekspres/

Lista e piketuar nga  Cristiano Giuntoli:

Kumbulla, Rrahmani – Verona

Timothy Castagne – Atalanta

Rayan Ait-Nouri – Amiens

Strahinja Pavlovic – Partizani Beograd

Erling Braut Haland – Salzburg

Alex Grimaldo – Benfica

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online