Napoli përgatitet për titullin kampion, organizohet parada me autobus dhe tre monitorë gjigantë për të parë ndeshjen vendimtare

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Fundjava e ardhshme do të vendosë përfundimisht çështjen e titullit kampion në Serinë A. Napoletanëve i duhet një fitore në “Diego Armando Maradona” për të ngritur për të 4-tën herë në histori trofeun e kampionit të Italisë. Në Napoli kanë nisur që tani për përgatititjet për ‘skudeton’.

Mësohet se bashkia do të vendosë tre monitorë gjigantë në qytet, përkatësisht në Piaca Plebishito, Piaca Merkato dhe në Piaca Xhovani Paolo II. Ndërkohë është dhënë drita e gjelbër edhe për paradën e famshme me autobisin e hapur nëpër qytet. Megjithatë, fillimisht lojtarët duhet të bëjnë detyrën në fushën e lojës dhe të mposhtin Kaljarin./Sport Ekspres/