Napoli ka hedhur vështrimin nga dy lojtarët shqiptarë, vëllezërit binjakë kanë shansin e artë në karrierë

Napoli ka kthyer sytë nga dy vëllezër shqiptarë në prag të merkatos së janarit, të paktën kështu thotë Alfredo Pedula. Gazetari italian ka zbuluar se klubi që tashmë udhëheq në Serie A po vëzhgon prej disa muajsh Stiven dhe Kristian Shpendin. Dy lojtarët shqiptarë janë vëllezët binjakë të datëlindjes 2003 dhe luajnë për Çezenën.

“Të dy kanë muaj që janë njerëz të merkatos. Së fundmi, Napoli ka hedhur vështrimin drejt tyre dhe do të vazhdojë t’i ndjeki. Më vonë mund të vendosë për të bërë një investim për binjakët, ose për njërin nga të dy. Vlera e përgjithshme është të paktën 3 milionë euro, por është e destinuar të rritet”, ka njoftuar Alfredo Pedula./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *