Gatuzo ka folur në konferencën për shtyp përpara takimit mes Napolit dhe Barcelonës. Kjo përballje do të jetë e vlefshme për “Champions League”, menjëherë pas mbylljes së fazës së grupeve në këtë kompeticion.
Të gjithë flasin për Lionel Mesin, por trajneri i ekipit italian nuk duket se ka një plan specifik që merret vetëm me të, të paktën kështu shprehet. Gjithashtu edhe Elseid Hysaj ka shumë shanse që të luajë nga minuta e parë, ndërsa në stërvitjen e djeshme ka bërë edhe një supergol para syve të Gatuzos.
“Manolas ka dhënë shumë, por Hysaj gjithashtu më ka dhënë shumë deri tani, pa harruar Mario Ruin, Zielinskin. Skuadra po më ndihmon. Fabian Ruiz duhet të ketë më shumë forcë në këmbët e tij, sepse ka teknikë të lartë.
Insije duhet të përmirësohet në të qenurit kapiten, ta bëj veten që të dëgjohet. Nuk është e nevojshme gjithmonë që të flasësh, por të futësh shpirtin kur duhet. Për pjesën tjetër më ka surprizuar sepse është shumë inteligjent dhe mëson menjëherë.
Mesi si të ndalet? Dëgjoj për kafaz, markime me lojtarë…duhet të kemi një lojtar të mirë në ekip. Unë mendoj se ai është një shembull për botën e futbollit dhe fëmijët. Është i rëndësishëm për sportin dhe lojtar që bën gjëra të pabesueshme. Bën gjëra që unë vetëm i shikoj te djali im kur luan “Playstation”. Është më i miri nga të gjithë për disa vite”, ka thënë Gatuzo. /Sport Ekspres/