Radja Naingolan vazhdon që të flitet për vete. Një intervistë e dhënë për televizionin VTM, ai ka prekur tema të adoleshencës së vështirë. “Ishim të tre në shtëpi. Im atë ishte zhdukur dhe ime më duhet të paguante borxhet”, thotë mesfushori verdhekuq. “Fitoja 1300 euro duke punuar dhjetë orë në ditë, haja të njëjtat gjëra tre herë në javë dhe ndodhte që edhe për një muaj të mos kishim elektricitet”.
Më pas, vjen momenti për t’u transferuar në Itali, duke lënë shkollën. “Nuk mund të bëja më shumë. Pas gjashtë muajsh, doja të kthehesha mbrapsht, por vëllai im më bindi të qëndroj. Te Peskara fitoja 1400 euro në muaj, arrija që t’i dërgoja 500 euro nënës time dhe ta ndihmoja”. Raporti me të atin nuk u ngroh kurrë. “Shkova në Indonezi katër vjet më parë. Doja t’i jepja një tjetër mundësi, doja ta falja, por më kthehu shpinën duke më kërkuar para”.
Botërori? “Më vjen keq që nuk do të jem. Në botë ka shumë lëpirës… Nuk do të jem kurrë si ata, kjo është e sigurt. i them gjërat ashtu si i mendoj”.
Jeta e përditshme, sakaq, është ajo e profesionistit: “Jetoj ditë për ditë… Dhe, çdo ditë mund të jetë më e bukura e jetës time. Jam profesionist, stërvitem dhe punoj fort. Jam edhe një baba që çoj fëmijët në shkollë në mëngjes”. Një pjesë e rëndësishme e jetës së mesfushorit janë tatuazhet, teksa te këmba e djathtë ka një dollar… “Isha në Las Vegas. Humba shumë para dhe atëherë i thashë vetes: do të bëj tatuazh për të kujtuar këtë ditë”.