Naingolan përfundon më keq se Mario Baloteli, e ndalon policia në Belgjikë dhe përfundon në telashe

Ish-lojtari i Interit dhe Romës, Radja Nainggolan vazhdon me serinë e sjelljeve të gabuara jashtë fushës së gjelbër. Ditën e djeshme, ai u arrestua në Belgjikë për lëvizjen me makinë, me patentën të cilës i kishte mbaruar afati i përdorimit.

Pas një kontrolli rutinë nga policia e Antëerp, rezultoi se kjo patentë kishte skaduar shumë kohë më përpara. Makina e Nainggolan u konfiskua, ndërsa vetë lojtari u shoqërua në komisariat, si për të na kujtuar sjelljet e Balotelit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *