“Na plaste koka që në minutën e parë, as familjarët nuk na donin”! Hysaj tregon periudhën e vështirë në Kombëtare

Elseid Hysaj ishte një ndër të ftuarit e podcast-it “Flasim”. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka folur për vështirësitë e lojtarëve shqiptarë në kampionatet e huaja në të shkuarën. Në bashkëbisedimin me kryeministrin Edi Rama, Hysaj tregoi se më parë trajnerët dhe presidentët e klubeve nuk besonin shumë te futbollistët shqiptarë, mendësi që ka ndryshuar në vitet e fundit. Gjithashtu, ai ka thënë se përpara ardhjes së Silvinjos po përjetonin një moment të keq në Kombëtare.

“Janë duke luajtur shumë shqiptarë tani në Serie A dhe në kampionate të tjera. Trajnerët dhe presidentët po besojnë edhe te. Dikur ka shumë më e vështirë për t’u futur një shqiptar në Itali. Ishte pjesa e ekstrakomunitarit, ishim pa letra. Mendonin: ‘marrim një brazilian përpara shqiptarit’. Na kanë mbajtur si shtet i vogël. Lojtarë nuk kemi nxjerrë shumë dhe kemi pasur këto probleme. Por tani edhe unë po dëgjoj gjithmonë shqiptarë të rinj që po dalin dhe them: ‘Po ky nga doli’? Por këta po na ndihmojnë edhe për të ikur në Europian, lojtarët e rinj që kanë ardhur.

Silvinjo të bën të besoj që ti je një lojtar i fortë që mund të bësh më shumë se të tjerat. Ti (i drejtohet Edi Ramës) ke ardhur në stadium dhe ke ikur në minutën e 70, por ne që në minutën e parë e kemi pasur kokën që po na plaste. S’po në ecte mirë ato vite. Kanë qenë vitet më të këqija që kemi kaluar në Kombëtare, sepse njerëzit s’na donin, as familjarët tanë nuk na donin në ndonjë moment”, është shprehur Elseid Hysaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *