“Na mungoi një penallti që nuk u dha”, Hoxhallari “qan” ende humbjen me Kukësin

Tirana nuk po kalon një moment të mirë, ku  në 19 javë ka grumbulluar vetëm 26 pikë. Kampionët në fuqi të Shqipërisë duket se i kanë “mbyllur hesapet” me kampionatin, megjithatë lufta për një vend në kupat e Europës mbetet e hapur. Në ndeshjen e vështirë ndaj Teutës, kryeqytetasit do të kërkojnë me patjetër fitoren në mënyrë që të mos humbin akoma terren.

Erjon Hoxhallari, një nga lojtarët më në formë tek Tirana u shpreh në një prononcim për media se në këtë fazë që skuadra e tij ndodhet, duhen me patjetër pikët. Ai theksoi se loja e bukur nuk ka më rëndësi, pasi fitorja është ajo që vlen në fund.

“Besoj se jemi në një gjendje të mirë, pasi e treguam dhe me Kukësin që ishim shumë mirë në gjendje fizike. Po ashtu edhe në lojën tonë dolëm, por na munguan golat, ndoshta edhe një penallti që s’na u dha. Do ishte akoma më mirë që atë ndeshje ta kishim fituar dhe të vinim me një moral tjetër në ndeshjen ndaj Teutës. Në këtë pozicion që jemi ne, na duhen vetëm pikët. Shpresojmë që mbas lojës së mirë të vijnë dhe pikët”, tha Hoxhallari. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *