“Na motivoi Duro”, flet Albion Marku: Ndihem mirë me 3-5-2

Laçi bëri mrekullinë ditën e djeshme, duke mposhtur kryesuesen e vendit te parë, Vllazninë dhe duke rihapur kështu luftën për titullin kampion. Një nga lojtarët kryesorë të kësaj sfide ishte talenti, Albion Marku.

Në një prononcim për rubrikën “Gol pas Goli”, në Supersport, 20 vjeçari foli dhe për mënyrën sesi e motivoi trajneri Duro.

“Në pushimin e pjesëve, trajneri Duro na motivoi që të vazhdonim me atë rritëm dhe të luanim sa më fortë. E dinim që ekipi kundërshtar nuk është në lartësinë fizike me ne dhe menduam ta kapnim në pjesën e tytë. Ndihem shumë mirë, të gjithë më afrojnë, djemtë janë shumë të mirë, stafi është shumë i mirë. Me skemën 3-5-2 ndihëm shumë mirë, luaj në të dyja fazat. Jam përshtatur mirë në këtë pozicion.”- u shpreh Marku. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *