Nehar Sadiki ishte autori i golit në barazimin e Erzenit me Egnatian në javën e 16 të “Abissnet Superiore“-s. Futbollisti nga Kumanova ka treguar ndjesitë pas këtij përmes një lidhjeje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“. Mbrojtësi i Erzenit tregon më tej se harmonia në ekip është çelësi i suksesit për skuadrën nga Shijaku, ndërsa në fund prej edhe temën e golit të anulluar, që sipas tij iu mohua padrejtësisht.
“Ndihem shumë mirë që shënova golin kundër Egnatias. Është mirë kur ke një asist. Kjo është plus për ne mbrojtësit kur japim një asist, apo shënojmë një gol. Atmosfera është shumë e mirë, që nga fillimi. Kemi harmoni mes nesh dhe kjo është ajo që po na jep rezultat të mirë. Kur s’ke harmoni mes futbollistëve gjithçka hidhet poshtë. Gol i anulluar? Ne e pamë edhe pas ndeshjes. Besoj që na e mohuan golin, sepse ai ishte gol i joni i pastër. Kjo na bën të ndihemi keq, sepse në disa ndeshje na kanë mohuar gola dhe mund të kishim pikë shumë më shumë se kaq.”, është shprehur Nehar Sadiki./Halit Delibashi-Sport Ekspres/