“Na erdhi fati që mungoi me Poloninë”, Gjasula i gëzohet ardhjes së Bajramir: Duket sikur ka kohë te Shqipëria

Ka përfunduar sfida mes Shqipërisë dhe Hungarisë. Kuqezinjtë kanë marrë më në fund një fitore aq shumë të kërkuar kundër një rivali direkt për objektivat e këtyre kualifikueseve të Kampionatit Botëror. Pas tentativave të shumta goli vjen në minutën e 87, atëherë kur Armando Broja tregon se është një gjahtar i vërtetë i golit dhe ndëshkon hungarezët. Në përfundim të këtij dueli vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport”.

Gjasula: “Kjo ishte fitore e merituar. Ai fati që na mungoi ndaj Polonisë na erdhi tani me golin e minutave të fundit. Kemi mbajtur ende grupin e ndezur dhe tani të shohim se çfarë ka për të ndodhur. Bajrami është i rrezikshëm për pasën e fundit. Ka pak stërvitje dhe dukej sikur ka prej kohësh te Shqipëria. Gëzohemi që luan me ne”.

Uzuni: “Ishte ndeshje speciale për mua pasi po luaja ndaj lojtarëve me të cilët stërvitem përditë. Kjo është Shqipëria që luan. Kjo fitore që na mban aty për objektivin tonë. Dua të djersis edhe më tepër për këtë fanellë. Unë nuk flas për veten time, flasin statistikat për mua. Kam shënuar në Champions League”.

Broja: “Jam shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe na duheshin tre pikët. Hyra 20 minuta dhe shënova. Jam lojtar që di të luaj ndeshje, të marr minuta. Ekipi është më i rëndësishëm. Ndihem i vlerësuar nga Reja? Nuk di c‘të them.”

Bajrami: “Ishte një debutim i mirë. Fituam dhe gjithë skuadra luajti mirë. Jam shumë i lumtur. Jam përshtatur me skuadrën. Më kanë pritur shumë mirë. Ndihem shumë mirë me skuadrën. Kam folur shumë me Rejan për pozicionin dhe ndihem mirë. E dinim se ishte e vështirë dhe duhet ta fitonim lojën. Por tifozët na kanë pritur shumë mirë dhe kemi marrë fitoren. Nëse luaj ndaj San Marinos patjetër që shpresoj të shënoj. Ndihem mirë, megjithëse kam marrë një faull”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online