Myrto Uzuni është duke kryesuar tabelën e golashënuesve në La Liga 2 me Granadan. Sulmuesi shqiptar ka realizuar 12 gola në këto 22 javë kampionati. Por mediat në Spanjë tregojnë një të veçantë mbi këtë lojtar dhe e quajnë si një rast për t’u marrë në studim.
Kjo pasi Myrto Uzuni nuk ka realizuar asnjë gol në transfertë. Të gjithë golat e shënuara në këtë sezon janë ato në shtëpi. Reflektimi vjen edhe në rezultatet e Granadas që jashtë shtëpisë nuk po arrin të fitojë, duke humbur dhe dalë me barazim në disa raste. Koha për të thyer këtë mallkim mund të jetë ndeshja e radhës, atje ku Granada do të përballet në transfertë me Levanten, në një takim me aromë La Liga. /Sport Ekspres/