“Myrto, mbreti ynë i golave”! Nuk mbarojnë pankartat në Spanjë, tifozja e vogël i shkruan Uzunit edhe në gjuhën shqipe

Granada dhe La Liga 2 flasin shqip! Myrto Uzuni është në kryesim të listës së golashënuesve, duke dhënë një kontribut të madh. Në ditën e djeshme ishte pikërisht goli i sulmuesit shqiptar që i dha fitoren Granadas ndaj Cartagenas në shifrat 1-0.

Një ndeshje e vështirë mes dy ekipeve që ndodheshin thuajse në pozita të njëjta në tabelë, ndërsa si kundërshtar ishte Armando Sadiku. Myrto është kthyer në idhull për tifozët, pankarta të ndryshme shpalosen në stadium për të kërkuar një fanellë. Një prej tyre është edhe ajo e një tifoze të vogël që pasi e quan Uzunin si mbretin e golit dhe i kërkon fanellën, në fund e falenderon në gjuhën shqipe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *