Edhe 9 ditë na ndajnë nga ndeshja e radhës së Kombëtares në Ligën e Kombeve. Pas mangësive për shkak të dëmtimeve në repartin e mbrojtjes, Shqipëria fiton një pikë të fortë në mesfushë. “Ora Neës“ mëson se Keidi Bare do të veshë përsëri fanellën kuqezi pas mungesës për shkak të dëmtimit që e la gjatë jashtë fushe.
Kombëtarja fiton muskuj dhe fantazi në të njëjtën kohë. Bare shquhet për lojën e tij lu.ftarake dhe për kilometrat që përshkon i palodhur përgjatë ndeshjes. Gjithashtu mesfushori i Espanjolit pritet t’i shtojë edhe fantazi lojës së Shqipërisë në përballjet kundër Izraelit dhe Islandës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/