Mbrëmjen e sotme janë luajtur paralelisht të gjitha ndeshjet e javës së 8 të Ligës së Kampionëve. Napoli është i vetmi nga ekipet e rëndësishme që i thotë lamtumirë këtij kompeticioni. Antonio Konte ka dëshmuar edhe një herë tjetër se nuk e njeh rrugën drejt fitores në Europë. Të kaltrit janë mposhtur nga Çelsi me shifrat 2-3, duke e përfunduar renditjen në vendin e 30.
Ndërkohë një rezultat befasuar ka ndodhur në Lisbonë. Benfika ka mposhtur me shifrat 4-2 Realin e Madridit. Me këtë rezultat, Murinjo ka arritur të sigurojë kualifikimin për Benfikën e tij, por nga ana tjetër, ka nxjerrë jashtë top 8-shes Realin e Madridit. Kujtojmë se 8 ekipet e renditur të parët do të kualifikohen direkt për në fazën e 1/16-ve, ndërsa ekipet e tjera do të duhet që fillimisht të kalojnë një fazë “play off”./Sport Ekspres/