Seria A nuk do ta ketë më fatin të ketë Zhoze Murinjon brenda saj. Të paktën ky është premtimi i trajnerit portugez, i cili ka folur për RAI-n, duke përjashtuar kthimin në Itali: “Nuk është e mundur. Jo sepse nuk ndiej pasion për këtë vend, është e kundërta, por sepse ka shumë trajnerë të zotë. Ka trajnerë në fund karriere, ka trajnerë në kulmin e vet dhe të tjerë më të rinj, Italia është e mbushur me trajnerë cilsorë, nuk do të besojnë kurrë te një trajner i huaj”.