Murinjo është “çmendur”, pranon të jetë trajneri i Portugalisë me një kusht: Të drejtoj Romën dhe Portugalinë në të njëjtën kohë

Murinjo vazhdon që të thithë vëmendje mediatike edhe në momentet e ofertave të punës për të. Menjëherë pasi Portugalia u eliminua nga Botërori, Santos duhej të largohej. Drejtuesit e Federatës Portugeze të Futbollit nuk humbën kohë dhe gjetën mënyrën për të biseduar me Murinjon.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, trajneri e ka pranuar ofertën për të marrë drejtimin e Kombëtares, por vetëm me një kusht: “Të jem trajner edhe te Roma”. Pra Murinjo kërkon të jetë me dy punë, gjë e cila është e rrallë në futboll. Qartësisht portugezi kërkon skenën e protagonizmit që mund t’ia falin vetëm klubet, pasi luajnë çdo javë, ndryshe nga Kombëtarja.

Murinjo është i sigurt se kjo punë mund të arrihet lehtë dhe për të nuk do të ketë ndonjë ngarkesë të madhe që të drejtojë Romën dhe Portugalinë në të njëjtën kohë. Por sesa do ta pranonin drejtuesit e Romës dhe Portugalisë një gjë të tillë, kjo sjell një pikëpyetje të madhe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *