Zhoze Murinjo e Antonio Konte nuk janë aspak miq, kjo dihet tashmë. Dy trajnerët e famshëm kanë ide të kundërta në lidhje me futbollin, por të dy kanë fituar kudo dhe janë trajnerë fitues, duke u përballur shpesh në karrierë. Kjo ka bërë që shpesh të debatojnë në distancë, me Konten që triumfoi në Premier Ligë me Çelsin.
Pas një debati të ashpër kohët e fundit, me batuta të hidhura në distancë, ka menduar emisioni Le Iene që të ulë pak tensionin.
Dy gazetarë të emisionit të njohur italian kanë shkuar në Angli dhe i kanë kërkuar Murinjos të shkruajë një autograf në një fanellë të Mançester Junajtid.
Portugezi ua plotësoi dëshirën, por më pas surpriza: pas fanellës shkruhej… Antonio Konte! Për fat, Murinjo nuk u nervozua!