Mundi Tiranën dhe botës ia paraqet ndryshe historinë, trajneri i Dudelanges: Fituam me 10 lojtarë kundër 11, iku 60% e punës

Tirana u largua me një rezultat negative nga Luksemburgu. Bardheblutë u mposhtën me shifrat e ngushta 1-0 nga Dudelanzhi, në një ndeshje kur rezultati më i drejtë do të kishte qenë barazimi. Një rezultat i tillë nuk lë asgjë të sigurt për një kualifikim në turin e dytë të Champions League-s, por trajneri i kampionëve të Luksemburgut beson se ekipi i tij ka kryer me sukses 60% të punës.

Fangueiro ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ku çuditërisht ia paraqet botës ndryshe historinë. Portugezi ka shkruar se ekipi i tij ka fituar me 10 lojtarë, por harron të përmendë faktin se edhe në krahun tjetër Tirana luajti me një lojtar më pak, teksa goli erdhi pasi ekipet po luanin me të njëjtën numër futbollistësh. “Krenar për grupin tim. 10 me 11 dhe fitore e merituar. 60% e punës e kryer. Përqendrohemi për raundin e dytë”, shkruan Carlos Fangueiro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *