Mundi kampionët në fuqi, Ramadani: Kishim edhe pak fat, këto pushime do i bëjmë si duhet që të pushojë edhe truri

Vllaznia-Kukësi ka rezultuar një super ndeshje, ku nuk ka pasur fitues mes dy ekipeve, ndërsa në fund fitoi futbolli. Një ndeshje shumë e luftuar nga të dy ekipet dhe me spektakël në fushën e lojës. Shkodranët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 9 me anë të Latifit. Dy raste të pastra dhe të pabesueshme janë humbur nga Gjurgjevic, për t’u ndjekur nga të tjera gabime që kanë bërë shkodranët në momentin e konkretizimit.

Nga ana tjetër Puntus i ndëshkoi me mundësinë e parë që iu dha, duke lënë mbrapa Adilin, për të gjetur rrjetën. Kështu Vllaznia del nga fusha me rezultatin që nuk e dëshironte, ndryshe nga Kukësi. Nga krahu tjetër Egnatia ka befasuar Teutën në transfertë. Dy gola kanë ardhur nga Artur Magani, ndërsa shkurtimi i diferencave që bëri Gjeorgjiev i shërbeu vetëm statistikave. Në fund trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Ramadani (Egnatia): “Prisnim fitore më herët, jo ndaj Teutës. Gjithmonë duam që të fitojmë dhe na erdhi sot. Përvec tre pikëve, ne kemi fituar një qetësi. Këto pushime do t’i bëjmë ashtu si duhet, që të pushojë edhe truri i lojtarëve, jo vetëm muskujt. Ka qenë tension i madh. Kishim edhe pak fat sot, shënuam dy gola dhe menaxhuam mirë rezultatin. Kishim mungesa të mëdha dhe stoli ynë ishte shumë i dobët. Kisha frikë se do lodheshin lojtarët tanë në fushë”.

Brdariç (Vllaznia): “Sot kemi parë këto shanse të humbura nga ana jonë. Por unë jam krenar nga djemtë e mi, pasi të luash me këtë stil loje ndaj Kukësit, jam shumë i lumtur. Duhet të shënonim edhe një gol pas gjithë atyre rasteve të humbura, por sytë i kemi përpara. Sigurisht se ishte një pikë e fituar me zotësi dhe nuk janë dy pikë të humbura. Po zhvillohemi ende”/Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *