Mundësia më e mirë për ekipet e Superiores që shkojnë në Europë, mund të merret Sindrit Guri

Një tjetër aventurë e lojtarëve shqiptarë që nuk po shkon mirë jashtë vendin tonë, është ajo e Sindrit Gurit. Sulmuesi 26-vjeçar iku duke shkëlqyer te Kukësi, madje do të merrte edhe ftesën e Kombëtares.
Arritje e madhe në karrierën e tij, por fatkeqësisht nuk ka arritur që të lërë gjurmë me fanellën e kuqezinjve dhe do e humbiste shpejt ftesën. Sa i përket aventurës në Belgjikë, është gjithashtu për t’u harruar. Nga koha kur është larguar nga Kukësi në 2018 e deri tani, janë shënuar vetëm 5 gola në total me Ostenden.

Shifra këto që nuk mjaftojnë, ndërsa ka edhe një kritikë të madhe, duke e humbur vendin e titullarit. Kontrata e Gurit mbaron në vitin 2021, por me shumë mundësi nuk do të shkojë kaq gjatë. Gjasat ekzistojnë që ky futbollist të shoh edhe një variant të mundshëm për ekipet shqiptare që duan të përforcohen me daljen e tyre në Europë. Kjo pasi një tjetër skuadër dhe në një tjetër kampionat e ka të vështirë të investojë duke parë këto të dhëna, ndërsa në Shqipëri e njohin mirë dhe do t’i besonin sërish për shkakun e golave të shënuara me fanellën e verilindorëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *