Lionel Messi është shumë pranë të thyejë rekordin e figurës legjendare të brazilit, Pele. Ylli i Barcelonës numëron 643 gola, ndërsa Pele arriti të shënojë 645 gola me Santosin. Kjo tregon që Mesit i mjaftojnë vetëm 3 gola për të vendosur një rekord tjetër historik si dhe të shkojë një hap kundrejt konsolidimit të pozicionin si më i miri në historinë e futbollit.
Qëndrimi me forcë në “Kamp Nou” duket se e ka ndihmuar argjentinasin për të vazhduar shkrimin e historisë në futboll. Pavarësisht se Lionel Mesi është i pakënaqur me skuadrën që ka në dispozicion dhe ka shprehur hapur se dëshiron të largohet, numri 10 i Barcelonës mbetet profesionist dhe jep më të mirën e tij në çdo ndeshje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/