Skënderbeu ndodhet në një moment të vështirë, teksa pas humbjes së Luftëtarit, gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit. Shumë është përfolur në media për të ardhmen e Ilir Dajës, madje në shumë raste e përfshinin edhe me një kalim të tij te Tirana.
Në konferencën për shtyp të këtij trajneri, i vendoset vula njëherë e mirë kësaj historie, të paktën për janarin. Kështu tekniku i korçarëve garanton besnikëri për klubin, pavarësisht momentit të vështirë që po kalohet.
“Po të kishte qenë një situatë tjetër, sigurisht që nuk do të ishte kjo konferencë që mund edhe të tërhiqesha. Në këtë situatë nuk do të tërhiqem dhe do të ulemi të flasim për lojtarët e Skënderbeut. Këtu ka një të veçantë që do të marrim lojtarët që i duhen klubit, jo ata që kanë cilësi të mira individuale, por që nuk i tregojnë në fushën e lojës”, ka thënë Daja. /Sport Ekspres/