Shqipëria U-21 po kryeson grupin e saj me dy fitore në dy ndeshje të luajtura. Këtë herë Shpresat do të kenë përballë Finlandën dhe Malin e Zi. Përpara këtyre ndeshjeve, në konferencën për shtyp ishte trajneri Alban Bushi.
“Ne marrim lojtarët që janë më në formë të momentin. Ka ndryshime sepse për tani ne mendojmë se këta janë më të mirët. Si fitorja dhe humbja duhet harruar shpejt, me këtë strategji eci edhe në dhomat e zhveshjes. Ne e dimë shumë mirë kush jemi, jemi Shqipëria, e dimë që rivalët janë shumë para nesh.
Rumunët shkonin 30 milionë euro si ekip, ndërsa ne shumë më pak. Nëse nuk luftojmë një për dy, nuk fitojmë asnjë ndeshje. Dua të përshëndes Berishën dhe Shabanin, do të na bëjnë shumë punë. Ne mund të marrim edhe Asllanin ose Mitajn, në rast se do të jemi afër kualifikimit dhe Shqipëria A do të jetë pushim”, tha Bushi. /Sport Ekspres/